Historia e Kosovës
  Temat >> Një ditë e zakonshme

 

Projekt i

 

Qendra Multimedia

Rr.Xhelal Mitrovica p.n.

Teatri Dodona

10000 Prishtina, Kosovo

Tel: +381 (0) 38 722 464

Fax: +381 38 222 793

info@qendra.org

www.qendra.org

Nje ditë e zakonshme / momentet më të rëndësishme
Në këtë pjesë, të intervistuarit tregojnë se si dukej një ditë e tyre e zakonshme në fillim të 60-ave dhe të 70-ave. Gjithashtu tregojnë për momentin më të vështirë dhe atë më të lumtur.

 

Dita e zakonshme në Shkup, interesimi i njerëzve për t’u marrë me punë...video

Mësim me ciklin e lartë, pastaj një lojë futbolli për klubin e Kompanisë ‘Ballkanit’ nga Theranda, në mbrëmje, pas darke, ka mbajtur kursin për zhdukjen e analfabetizmit te gratë...video

Leximi ishte aktiviteti kryesor i ditës pas kryerjes së punëve të shtëpisë; leximi i ndonjë gazete, revisteje apo romani...video

Pasi u punësua, ajo u martua. Si grua e re që ishte, ditët i kishte mjaft të vështira. I duhej shumë të udhëtonte për në punë. Krahas vështirësive, jeta e saj kishte harmoni...video

Shkuarja në shkollë, pastaj kthimi nga shkolla, koha e drekës, mësimi, loja etj. Në atë kohë ende nuk kishim ujë brenda në shtëpi, prandaj duhej të shkohej te burimi për të marrë ujë...video

Mëngjesi në kinema pastaj duke punaur si mjeshtër i televizorëve nëpër shtëpi private. Pushimin e kishte në mesditë, ndërsa në atë kohë, meqë mbaheshin tri shfaqje filmash...video

Prej 07:30 në zyre, si drejtor, deri ne ora 15:00. Pastaj aktivitete të ndryshme sportive e kulturore....video

Kishte aktivitete të ndryshme brenda ditës, por kryesisht fokusohet në studimet e saja në Beograd....video

Momenti i parë më i lumtur ishte martesa,ndërsa momenti tjetër ishte lindja e vajzes, Dritës...video

Për jetën familjare, momenti më i lumtur ka qenë martesa e djalit, ndërsa në jetën publike,  diplomimi i gjenerata së parë të maturantëve...video

Pranimi në Fakultetin e Mjekësisë ishte momenti më i lumtur...video

Momenti më i lumtur ishte koha e provimeve; nuk e kishte  të lehtë kur shkoi ne studime, ishte një botë tjetër në një hapësirë krejtësisht tjetër. Adaptimi dhe sukseset që arrinte ishin gëzim ...video

Momentet nga koha kur ka punuar si mësuese...video

Kualifikimi më i lartë për ndreqje televizorësh në vitin 1965, para komisionit në komunë...video

Momenti më i vështirë ishte burgosja e shokëve pas demonstratave të '68-ës dhe vrasja e Zija Shemsiut...video

Momenti ma i vështirë ka qenë kur ka shkuar në ekskursion me maturantët, në vitin 1974-1975 në Ohër, ku kanë ndodhur shumë gjëra të papritura nga ana e sebëve dhe maqedonasëve ...video

Burgosja  e Irfanit ishte momenti më i rëndë në jetën e saj...video

Momente të vështira ka pasë plot, por ndër më të vështirët ka qenë kur regjimi serb, babain ia përjashtuan nga puna....video

Mësimet gjatë kryerjes së kualifikimit për mjeshtër të radios dhe TV-së...video