Historia e Kosovës
  Deshmitaret e kohes >> Sheribane Shejlani

 

Projekt i

 

Qendra Multimedia

Rr.Xhelal Mitrovica p.n.

Teatri Dodona

10000 Prishtina, Kosovo

Tel: +381 (0) 38 722 464

Fax: +381 38 222 793

info@qendra.org

www.qendra.org

Sheribane Shejlani

 

Lindi më 1932 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Gjakovë më 1950. Si pjesëtare e komunitetit rom, dhe si një grua, e kishte përkrahjen e babait për të vazhduar shkollimin e larttë në Prizren ku ajo krue shkollën e lartë perdagogjike. Pas përfumdimit të shkollimit, ajo mënjeherë u punësua në fshatin Vlashnjë ku ka punuar tridhjetë vjet. Qëllimi i saj ishte vetëdijësimi i fëmijëve për rëndësinë e shkollimit për  integrim në shoqëri. Sot është e pensionuar.

Kishte fëmijëri të varfur. Si fëmijë punoi punëdore, si p.sh. qëndisje, më qëllim që t'i ndihmojë familjes...video

 

Edhe pse familje e varfur, shumë e edukuar. Kanë jetuar në harmoni me njëri tjetrin...video

Krahas varfërisë, familje mikpritëse. Çka kishin për vete, ia ofronin edhe mysafirit...video

Dëshira për shkollim ishte e dyanshme. Krahas kushteve jo të mira, ia doli të bëhej nxënëse e dalluar...video

Gjendja ekonomike e dobët. Prindërit punonit te njerëzit e pasur, si kujdestarë, mirëmbajtës të shtëpisë së tyre...video

Pas përfundimit të shkollës normales, arrin të punësohet në fshatin Demjan, ku punon një vit. Më pas, punësohet në fshatin Bistazhin, ku punon dy vjet...video

Babai u punësua në punë të shtetit. Me të ardhurat që kishte arrinte t’i mbulonte shpenzimet e familjes mjaft mire...video

Jeta kulturore filloi me shetitjet që I organizonte shkolla. Më pas vijuan pastaj filmat dhe dramat. Parapëlqente filma dhe drama me tematikë kryesisht educative...video

Kishte qenë në një klasë me Ismet Pejën, prandaj ishte e pasionuar pas muzikës së vjetër qytetare. Po ashtu pëlqente muzikën e Nexhmie Pagarushës...video

Ka pasë raporte të mira mes romëve dhe shqiptarëve. Të gjitha shoqet i ka pasë shqiptare...video

Familja Shaljani shtroi darkë natën kur u instalua rryma. Me të erdh edhe televizori...video

Rrugët kanë qenë aq të dobëta sa që automjetet nuk arrinin të depërtonin nëpër to...video

E pranuar në partinë komuniste, por nuk ka qenë pjesë aktive e saj...video

Mendon se Tito ka qenë njeri shumë liberal, si nga aspekti i shkollimit, ashtu edhe nga aspekti i lirisë qytetare...video

Pasi u punësua, ajo u martua. Si grua e re që ishte, ditët i kishte mjaft të vështira. I duhej shumë të udhëtonte për në punë. Krahas vështirësive, jeta e saj kishte...video

Momentet nga koha kur ka punuar si mësuese...video