Projekt i
Qendra Multimedia
Rr.Xhelal Mitrovica p.n.
Teatri Dodona
10000 Prishtina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 722 464
Fax: +381 38 222 793
Ka lindur më 7 prill 1924 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe atë të mesme (normalen) e kreu në vendlindje. Gjatë viteve 1959-1964 ka kryer Fakultetin Filozofik në Universitetin e Shkupit, ku u diplomua në degën e historisë. Që nga përfundimi i shkollës normales, ka punuar si arsimtar e më vonë profesor i lëndës së historisë në gjimnaz, shkollën normale dhe në shkollën e mjekësisë në Mitrovicë. Është bashkautor, autor dhe redaktor i disa botimeve historike e monografike si dhe i disa artikujve të ndryshëm studimorë e publicistik. Aktualisht është në pension dhe jeton në Mitrovicë.
Vitet 1974-1980 si vite të suksesit; ngritja dhe avancimi i kuadrit shqiptar nëpër shkollat e mesme; përdorimi gjuhës shqipe në shkolla. ...video
Ndëgjimi në radio i fjalës së rastit të Rexhai Suroit me rastin e hapjes së Universitetit të Prishtinës në vitin 1970; reagimi negativ i arsimtarëve serbë në shkollën e Mitrovicës. ...video
Pjesëmarrja personale në Kongresin e gjuhës shqipe në Tiranë; polemikat në lidhje me unifikimin e gjuhës shqipe. ...video
Gjendja dhe atmosfera politike në mesin e nxënësve të Normales në Mitrovicë me rastin e demonstratave të vitit 1968; mungesa e informimit në lidhje me organizatorët e demonstratave. ...video
Ideja dhe pengesat për emërimin e shkollës "Hasan Prishtina" dhe ngritja e shtatores së tij në Mitrovicë. ...video
Dëshmitarët e kohes