Historia e Kosovës
 

 

Projekt i

 

Qendra Multimedia

Rr.Xhelal Mitrovica p.n.

Teatri Dodona

10000 Prishtina, Kosovo

Tel: +381 (0) 38 722 464

Fax: +381 38 222 793

info@qendra.org

www.qendra.org

Rreth projektit

Kjo faqe e tregon historinë e Kosovës të viteve të 1960-ta dhe 70-ta në një mënyrë të re. E tregon nëpërmjet videove të shkurtra në të cilat kosovarët rrëfejnë se si i kanë përjetuar këto dekada. Dëshmitarët e kohës, të cilët janë intervistuar, flasin rreth jetës së tyre familjare në atë kohë, arsimimit të tyre, kushteve të punës, procesit të modernizimit, rreth të jetuarit së bashku me grupet e tjera etnike si dhe rreth ngjarjeve të rëndësishme politike.

 

Video incizimet janë të grupuara në tri kategori: temë, dëshmitar dhe vende.
Nëse zgjedhni kategorinë tema (p.sh. arsimi), do të gjeni njerëz të ndryshëm që flasin rreth saj.

 

Nëse zgjedhni dëshmitar i kohës (p.sh. Edi Shukriu), do të gjeni incizime për të gjitha temat rreth të cilave flet dëshmitari i kohës.
Nëse zgjedhni kategorinë vendet, do ta shihni një hartë të Kosovës me të gjitha vendet në të cilat janë intervistuar njerëzit.

 

Faqja e internetit “Historia e Kosovës e viteve 60-ta dhe 70-ta” është krijuar nga Qendra Multimedia, Prishtinë. Ajo është zhvilluar në kuadër të projektit “Laboratori i historisë së Kosovës”, që është mbajtur nga marsi deri në korrik 2009.

Projekti filloi me një trajnim të studentëve në metodën e Historisë Gojore. Pastaj një grup studentësh të përzgjedhur zhvilloi gjithsej 12 intervista me shqiptarë, romë dhe turq në vende të ndryshme të Kosovës.

 

Qëllimi i kësaj faqeje është që të krijojë një qasje më të kapshme dhe personale ndaj historisë në Kosovë dhe të ofrojë informata të reja ndaj historisë së saj. Incizimet do të jenë në dispozicion për lëndën e historisë nëpër shkolla, por ato do të jenë edhe pikënisje për hulumtime të reja të historisë së Kosovës.

 

Në këtë faqe interneti prezentohen histori të ndryshme, duke përfshirë edhe ato që gjejnë pak ose aspak vend nëpër librat e historisë. Ndër këto histori janë edhe ato të grave, të njerëzve të privuar socialisht, të minoritarëve dhe të njerëzve nga zonat rurale.

 

Meqë kjo faqe përbën një qasje të re për ta pasqyruar historinë kosovare dhe meqë po planifikojmë ta zgjerojmë më tutje, jemi të interesuar për opinionin tuaj. Mos ngurroni të na i dërgoni komentet tuaja.