Historia e Kosovës
  Deshmitaret e kohes >> Ramadan Shala

 

Projekt i

 

Qendra Multimedia

Rr.Xhelal Mitrovica p.n.

Teatri Dodona

10000 Prishtina, Kosovo

Tel: +381 (0) 38 722 464

Fax: +381 38 222 793

info@qendra.org

www.qendra.org

Ramadan Shala

 

Lindi më 15 tetor 1940. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Të mesmen dhe shkollën normale i kreu në Prizren në vitin 1962. Që nga ajo moshë e re, punoi si arsimtar i pesë lëndëve ne fshatin Mushtisht. Pas tre viteve, shkoi në shërbim ushtarak (’64-’65). Më 1 tetor 1965 u punësua në arsim. Në ndërkohë, me korrenspodencë e kreu shkollën e lartë pedagogjike ne Prizren (gjuhë dhe letërsi shqipe.) Më pas, në Prishtinë kreu fakultetin filologjik, ku diplomoi ne maj 1969 .Nga 1958-59, punoi në bibliotekën e shkollës normale në Prizren. Gjatë periudhës ’69-’73 ka qenë deputet i parlamentit të Kosovës. Më 1981 u përjashtua nga arsimi dhe u burgos pa të drejtë pune në arsim për nëntë vjet.

Fëmijëri të mirë dhe të qetë. Që nga mosha dymbëdhjetë vjeçare, prindi e angazhonte në ndonjë punë të lehtë; shkonte për të punuar në ara në mënyrë që të mos humbte kohë ...video

Në familje ka ekzistuar oda. Prindi i tij nuk ka mundur të rrijë me mysafirin në një vijë, por gjithmonë ballë për ballë për shkak se vetëm kështu bëhej muhabeti më i mirë. ...video

Shkollën fillore e kreu në Therandë. Pesë vjet ka qenë në shkollën normale të Prizrenit (shkolla për mësues). Pas asaj, për dy vjet e ka kryer shkollën e lartë në Prizren, degë ...video

Pas klasës së katërt, 90% e nxënësve e braktisnin shkollën Vetëm tre fëmijë i vijonin mësimet në shkollën tetë vjeçare. Kushtet ishin mjaft të vështira, sepse s’kishte tekste, libra, veshëmbathje etj....video

Në vitin shkollor '72-'73, nga 621 nxënës, kishte gjithsej 41 vajza...video

Kanë qenë raporte relativisht të mira. Në Suharekë ka ekzistuar një paralele serbe. Serbishtja mësohej prej klasës së pestë fillore e deri klasën e pestë në normale...video

Ka qenë njëri ndër pjesëmarrësit e konsultimeve gjuhësore në prill të vitit '68, në Prishtinë Është fakt i dokumentuar që shqiptarët e Kosovë kanë qenë të parët që kanë votuar për unifikimin...video

Hapja e universitetit ishte një gëzim i madh. Në atë kohë serbët thonin: “Shqiptarëve u’a morëm pushkët dhe u’a dhamë topin” ...video

Secili studentë ka mundur të ketë bursë, vetëm a ka pasë dëshirë për të studiuar. Edhe nëse ka dashur të studiojë regji në Poloni Në Kompaninë “Ballkan” jepeshin bursa jo vetëm ...video

Ditarin e ka marrë në shkurt të vitit '62, ku ka punuar si mësues në fshatin Mushëtisht...video

Rrogën atëherë e kishte 18.000 dinarë. Në atë kohë, vetëm kryetari i komunës e kishte rrogën më të madhe se mësuesi...video

Më 1966 e themeloi grupin letrar "Naim Frashëri" i cili vepron edhe sot. Më 1974 e themeloi klubin e ping-pongut, që u bë anëtar i ligës së  parë të Kosovës. Më 1975 e themeloi...video

Rryma është instaluar në dhjetor të vitit 1969, kur e kanë blerë edhe televizorin e parë. Deri atëherë kanë perdorë  tranzistor me bateri. Mediat ishin instrument i shtetit....video

Tre vjet ishte anëtar i korit. Në shkollën normale, muzika ishtë lëndë në të pesë vitet. Të obligueshme ishin violina edhe mandolina...video

Gjithmonë ka punuar në kolektive ku kanë pasë malazezë e serbë edhe shqiptarë. Këto marrëdhënie kanë qenë realtivisht të mira. Nuk ka pasë ndarje e as konflikte, as në Mushëtisht e as në Suharekë....video

Në vitet e ’70-ta, Suhareka ka qenë ndoshta ndër komunat më të përparuara nga numri i kilometrave të asfaltuara...video

Kompania “Ballkani”, nga Theranda, e pat përmisuar gjendjen  ekonomike të Suharekës. Me potencialon e vet ekonomik,  ka ndikuar që fshatarët, që nuk kishin të ardhura  tjera ...video

Atë natë, kur kanë filluar demonstratat, ai nuk ka ditur asgjë edhe pse ka qenë kryetar i tubimit të punëtorëve. Për këtë ngjarje ai është informuar të nesërmën...video

Tito nuk ka pasë shumë punë me shqiptarë. Ai ka thirrë në vitin 1944, dhe u’a ka prerë veshët: ”rrini urtë, ju shqiptarë”, mos bëni zë se ne e dimë se çka mund të ju bëjmë dhe ju ...video

Për jetën familjare, momenti më i lumtur ka qenë martesa e djalit, ndërsa në jetën publike,  diplomimi i gjenerata së parë të maturantëve...video

Momenti ma i vështirë ka qenë kur ka shkuar në ekskursion me maturantët, në vitin 1974-1975 në Ohër, ku kanë ndodhur shumë gjëra të papritura nga ana e sebëve dhe maqedonasëve...video

Mësim me ciklin e lartë, pastaj një lojë futbolli për klubin e Kompanisë ‘Ballkanit’ nga Theranda, në mbrëmje, pas darke, ka mbajtur kursin për zhdukjen e analfabetizmit te gratë...video

Prej 07:30 në zyre, si drejtor, deri ne ora 15:00. Pastaj aktivitete të ndryshme sportive e kulturore....video