Historia e Kosovës
  Deshmitaret e kohes >> Ramadan Maliqi

 

Projekt i

 

Qendra Multimedia

Rr.Xhelal Mitrovica p.n.

Teatri Dodona

10000 Prishtina, Kosovo

Tel: +381 (0) 38 722 464

Fax: +381 38 222 793

info@qendra.org

www.qendra.org

Ramadan Maliqi

 

Ramadan Maliqi ka lindur në vitin 1947. Shkollën e fillore e kreu në Malishevë të Gjilanit, ndërsa, shkollën e mesme e kreu në Gjilan. Ka të kryera dy fakultete, juridikun dhe inxhinierinë e bujqësisë. Si fëmijë katër vjeçar ka qenë në burg, së bashku me familjen e tij të përndjekje nga regjimi i Rankoviqit, më 1949. Tani ka 62 vjet dhe nuk ndihet i lodhur; vazhdon t’i ndihmojë fëmijës së tij.

Në moshën katër vjeçare burgoset sepse familja nuk donte të tregonte vendndodhjen e Sherif-it, babait të Ramadan-it. Në burg përjetoi maltretime të ...video

Bujqësia si burimi i vetëm i ekonomisë së familjës. Toka bujqësore lëshohet me qera gjatë kohës sa ishte në burg babai i Ramdanit...video

Familja Maliqi kishte harmoni gjatë vitetve '60-ta dhe '70-ta. Arsye e fortë për këtë harmoni ishte represioni i vazhdueshëm...video

Familja Maliqi kishte krijuar një imazh të rezistencës ndaj regjimit serb, dhe, si pasojë, kishte ndikuar që Ramadani, sapo të nistë mësimin në shkollë, të përballohej sërish me sistemin jugosllav...video

Mësimi i gjuhës serbe ishte i detyrueshëm, p.sh: një vjershë njëzetekatër strofëshe është dashur të mësohej për të nesërmen që t'i recitohej profesorit serb...video

Mësimi për vajzat ishte në nivel të ulët. Dy vajza përjashtohen nga klasa e tij për shkak se nuk e dinin gjuhën serbe...video

Raportet me nxënësit e komuniteteve të tjera ishin relativisht të mira; ndonjëherë kishte zënka të vogla në lojëra me top...video

Raporte të mira me mësimdhënës, poashtu me nxënës. Njëherë, revista "Pioneri" ishte shkas që disa nxënës të rrihen nga një mësues, që Ramadani i shpëton...video

Kongresi nuk mirëpritet nga Ramadani sepse ai konsideron që gjuha e nënës po i cënohet...video

Hapja e Universitetit të Prishtinës konsiderohet si arritje e madhe për shqiptarët e Kosovës. Ramadani gëzohet shumë për këtë gjë sepse në demonstratat e viti 1968 ...video

Për disa, punësimit ishte i mundshëm me konkurs, ndërsa prej vitit 1945 deri 1989, njerëzit punësoheshin përmes komitetit...video

Paratë e para të fituara, sipas traditës i dhuroheshin kryefamiljarit, babait. Ai kujdesej për menaxhimin e pasurisë së fituar nga e gjithë familja...video

Aktivitetet kulturore kanë qenë të shumëta, posaçërisht ato që lidheshin me këndim, vallëzim. Ka qenë anëtar i ansamblit "Shota."...video

Kontakti me kulturat e vendeve të tjera ishte vetëm me ato të ish-Yugosllavisë, ku në Zagreb të Kroacisë, së bashku me ansamblin “Shota”, marrin vendin e parë...video

Në vitin 1961, radioja e parë u vendos në shtëpi, ndërsa në viti 1965 blihet televizori i parë. Radio Prishtina, Radio Tirana ishin më të dëgjuarat. Besimi në to nuk ishte i madh...video

Raportet me serbë e turq ishin normale gjatë viteve '60-ta dhe '70-ta, deri në vitet e '90-ta, kur ngritet Millosheviqi në pushtet...video

Kjo ishte mënyra përmes të cilës pushteti jugosllav bënte presion që popullata shqiptare të largohej. Duhej të shitej diçka nga ekonomia familjare vetëm që të blihej një armë e që të dorëzohej...video

Familja Maliqi ishte e përndjekur. Asaj madje i refuzohet edhe kërkesa për letërnjoftim...video

Rënia e Rankoviqit pritet me gëzim të madh nga shqiptarët; vetëbesimi fillon të rritet, fillon të këndohet pak më lirë...video

Veprimi politik kanalizohej në Lëvizjen Popullore të Kosovës, dhe suksesi i saj kurorëzohet me organizimin e demonstratave të vitit '68. Demonstrata ishte spontane por madhështore. Kërkesat...video

Kartëmonedha e Shqipërisë, leku, ka qenë inspirim për ta bërë flamurin. Shqipnja është zmadhuar me mikroskop dhe më pas është qëndisur në pëlhurë...video

Politika e Titos ishte dinake; ai dukej si njeri i mirë por, në fakt, ai ishte shkaktari i shumë të këqijave që u ndodhnin shqiptarëve...video

Momenti i parë më i lumtur ishte martesa,ndërsa momenti tjetër ishte lindja e vajzes, Dritës...video

Momenti më i vështirë ishte burgosja e shokëve pas demonstratave të '68-ës dhe vrasja e Zija Shemsiut...video