Historia e Kosovës
  Deshmitaret e kohes >> Mark Avdyl Ndrejaj

 

Projekt i

 

Qendra Multimedia

Rr.Xhelal Mitrovica p.n.

Teatri Dodona

10000 Prishtina, Kosovo

Tel: +381 (0) 38 722 464

Fax: +381 38 222 793

info@qendra.org

www.qendra.org

Mark Avdyl Ndrejaj

 

Ka lindur më 28 maj, 1921, në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës. Qysh në moshë të re inkuadrohet në Ballin Kombëtar, për çlirimin e Kosovës nga ushtritë komuniste Jugosllave. Për shkak të luftës së tij të pandërprerë për çështjen kombëtare, Mark Avdyli dhe familja e tij shpallen familje reaksionare nga pushteti komunist jugosllav. Gjatë viteve të 60-ta dhe 70-ta, ishte aktivist politik; ishte  burgosur politikisht disa herë gjatë regjimit jugosllav, duke përfshirë edhe në burgjet famëkeq të Goli Otokut, Nishit, Mitrovicës së Sremit etj. Gjatë luftës së fundit të Kosovës, i njohur edhe me emrin Plaku i Maleve, ka qenë pjesëmarrës dhe njëri nga udhëheqësit e luftës në zonën e Rekës së Keqe. Ka punuar një kohë të shkurtër si punëtor (mjeshtër i metaleve) në Rijekë të Kroacisë, në Gjakovë, si dhe pak edhe në Zvicër. Aktualisht jeton dhe vepron në fshatin e lindjes Ramoc.

Gjendja e përgjithshme familjare: pagëzimin e babës me dy emra për shkak të rrethanave të kohës, fëmijërinë e tij, mos mundësin për tu shkolluar. ...video

Gjendja fetare gjatë regjimit komunist në Kosovë, se si liria e besimit ka ekzistuar për ata njerëz që kanë dashur të praktikojnë besimin e tyre. ...video

Pengesat për tu punësuar në punët e shtetit, punët në qytetin e Rijekës, në Gjakovë dhe Zvicër. ...video

Marrëdhëniet jo të mira me pushtetin serb, mungesën e komunikim me ta dhe si nuk i kanë pranuar asnjëherë kontaktet familjare apo private me serbët. ...video

Blerja e radios së parë në vitin 1962 në qytetin e Rjekës dhe sjelljen e saj në Gjakovë derisa punonte atje. ...video

Shërbimi gjatë viteve 1941-1944 në ushtrinë gjermane, shpallja e familjes së tij si familje reaksionare dhe jeta në ilegalitet gjatë periudhës së Rankoviçit. ...video

Burgosjet politike në burgun e Golio Otokut, punën e detyruar duke bartur gurë, mungesën e ushqimit, rrahjet dhe maltretimet fizike e psikike në këtë burg. ...video

Burgosjet në Burgun e Nishit dhe Golio Otokut;shpërndarja së bashku me shokë erreth 1800 flamujve shqiptar nëpër Kosovë, që në vitin 1952. ...video

Koha e qëndrimit në malet dhe bjeshkët e Shqipërisë gjatë kohës e Rankoviçit, gjendja familjare nën kontrollin e këshillave të fshatit, konfiskimi i pasurisë, punën e detyruar të aksioneve etj. ...video

Roli dhe qëndrimi i Titos ndaj shqiptarëve si dhe një përvojë personale të tij me Titon, takimin e tij me të. ...video