Historia e Kosovës
  Deshmitaret e kohes >> Faik Krasniqi

 

Projekt i

 

Qendra Multimedia

Rr.Xhelal Mitrovica p.n.

Teatri Dodona

10000 Prishtina, Kosovo

Tel: +381 (0) 38 722 464

Fax: +381 38 222 793

info@qendra.org

www.qendra.org

Faik Krasniqi

 

Faik Krasniqi është i lindur në vitin 1951. Shkollën fillore e ka të kryer në fshatin e lindjes në Grashticë të Prishtinës, shkollën e mesme normale e ka të kryer në Prishtinë. Faiku ka punuar shumë në çështjen kombëtare shqiptare. Ai ka një familje të mirë, dhe tërë jetën u’a ka kushtuar asaj. Fëmijët e tij, të gjithë kanë mbaruar studime universitare ose janë ende në to. Tani ai jeton dhe punon në fshatin Grashticë si mësues, 10 kilometra larg Prishtinës.

Familja jetonte në bashkësi. Me rritjen e pavarësisë ekonomike filloi shkapërderdhja. Organizimi i familjë bëhej në bazë të ndarjes së roleve gjinore: gratë kujdeseshin...video

Grashtica nuk kishte rrymë e as shtëpi të mira. Flihej në kashtë. Mësimi bëhej me llambë vajguri...video

Duhej të bëhej çmos që mysafirit t’i sigurohej një pritje e mirë. Kur mysafirët vinin
natën vonë, duhej të pritej një pulë sepse në atë kohë
...video

Fëmijët kanë qenë të anashkaluar nga familja sepse burrat e merrtnin vëmendjen e kujdesin më të madhe për shkak të punës që bënin për ...video

Veshmbathja kryesisht sigurohej nga familja; opingat dhe llastëkut kanë qenë kryesore për vijimin e shkollës së mesme...video

Hapja e Univerzitetit të Prishtinës ishte gëzimi madh për shqiptarët. Pas hapjes së Univerzitetitm, hapet edhe menza e studentëve...video

Kongresi i drejtshkrimit ishte hap i madh, i njëjtë me hapjen e Univerzitetit të Prishtinës...video

Raportet me nxënsit serbë nuk ishin aq të mira. Pushteti tentonte të bënte një lloj përzierje në mes të paraleleve serbe e shqiptare, por pa sukses...video

Raportet me mësimdhënësit ishin të mira...video

Gjuha serbe ishte e obligueshme. Për shkak të saj, Faiku bie nga provimi në lëndën e gjuhës serbe...video

Babai ishte i arsimuar dhe kërkesa e tij ishte që të shkolloheshin edhe fëmijët. Shkollimi ishte i vështirë sepse nuk kishte Univerzitet, mësimi mbahej në gjuhën serbe dhe ...video

Mendimi shoqërisë për arsimin ishte negativ sepse njerëzit konsideronin që braktisja e fshatit për të shkuar në qytet për t’u shkolluar,do të thoshte se bëheshe ‘shka.’ Ky ...video

Më lehtë ishte të sigurohej ushqimi në fshat. Dallimi mes studentëve nga fshati dhe atyre nga qyteti ishte i madh. Studentët nga fshati nuk kishin kushte të mira...video

Në shkollë nuk kishte mjaft vajza, sidomos jo nga tereni i Grashticës. Nuk kishte diskriminim gjatë shkollimit të vajzave...video

Në shkollën e Grashticës problemi kryesor ishte që nxënësit vijonin shkollimin deri në klasën e katërt, dhe për ta mbaruar shkollën fillore duhej që të shkohej në Prishtinë...video

Udhëtimi për në shkollë ishte i gjatë afër pesë orë. Prandaj, mundësia për të pasur kohë të lirë ishte e vogël. Filmi i animuar "Tarzani" ishte një ndër filmat e parë të animuar...video

Gjatë ruajtjes së bagëtive zhvilloheshin disa lojëra. Një prej tyre ishte loja me topin e bërë nga qimet e lopëve të krehura, të përziera me sapun...video

Instrumenti që di ta laujë është mandolina sepse si nxënës, kur shkonte në shkollë pa mandolinë, mësuesi nuk e pranonte në klase.  Në radio dëgjoheshin këngë të Fitnete ...video

Marrëdhënie ndër-etnike të afërta nuk ka pasë për shkak të mosangazhimit të të dyja palëve, si shqiptarëve ashtu edhe serbëve...video

Industrializimi solli një jetë të re. Njerëzve të zonave malore filluan të arsimohen, të punojnë, të socializohen...video

Për shkak të persekutimeve që me vite vinin duke u rritur në rrethin e Grashticës, njerëzit ishin të detyruar të bënin be që nuk kishin armë...video

Për shqiptarët e Kosovës kishte liri qytetare (liri të lëvizjes), por jo edhe liri kombëtare...video

Revista "JETA E RE" mund të merrej nga bibliotekisti dhe aty përshkruhej romani i Adem Demaçit "Gjarpërinjtë e gjakut." Ky libër ishtë i kërkuar shumë...video

Si pasojë e religjionit, pozita e gruas ishte e rëndë...video

Nuk dihej se si dukej flamuri. Për herë të parë flamurin-së bashku me plisin e ballistëve-e shohim në temelet e një shtëpie të rrënuar...video

Demonstratë nuk kishte parë asnjëherë më parë. Dalja në qarshi pas demonstratës dhe dritaret e thyera në sheshin e Prishtinës...video

Ishte një hap i mirë por njerëzit nuk mendonin se ishtë kryer e gjithë puna për çështjen kombëtare...video

Përkujtimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ndikonte në ngritjen e vetëdijes kombëtarë...video

Nga këndvështrimi i sotshëm, Tito ishte liberal. Por, në atë kohë, ai ishte i urryer për shkak se e shkelte të drejtën kombëtare. Tito nuk i kishte hapur shkollat në gjuhën shqipe...video

Endrra ...video

Hyrja e forcave të NATO-s ishte kënaqësi e madhe, poashtu edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.

...video

Momentet më të vështira kanë qenë ato gjatë luftës së vitit 1999. Moment tjetëri vështirë ka qenë zbulimi i varrezave të të masakruarve shqiptarë pas luftës së vitit 1999...video